KryesoreLajme

Revolta kundër Ramës/ Protestuesit u tërhoqën zvarrë para Kuvendit! Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus reagon pas përplasjeve në Tiranë: Dhuna nuk është kurrë e pranueshme

Eurodeputetja gjermane e grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Jutta Paulus, ka reaguar pas incidenteve mes protestuesve dhe policisë në Tiranë, duke theksuar se çdo formë dhune është e papranueshme.

Në një prononcim për Politico, Paulus tha se kishte marrë pjesë në protestën e së hënës, ku, sipas saj, atmosfera ishte plotësisht paqësore dhe karakterizohej nga prania e shumë familjeve dhe fëmijëve.

E pyetur për përplasjet e së martës, në të cilat nuk ishte e pranishme, eurodeputetja u shpreh se nuk mund të komentonte rrethanat konkrete të ngjarjes, por ritheksoi se “dhuna nuk është kurrë e pranueshme”.

Lexo më shumë  Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës?

Përplasjet para Kuvendit shënuan një përshkallëzim të protestave, të cilat prej më shumë se një muaji ishin zhvilluar kryesisht në mënyrë paqësore.

Rreth 200 protestues u mblodhën përpara Parlamentit gjatë mbërritjes së deputetëve për seancën plenare. Gjatë protestës u hodhën vezë drejt automjeteve të disa deputetëve, ndërsa policia ndërhyri duke shoqëruar me forcë gjashtë aktivistë.

Pas ndalimeve, protestuesit marshuan drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkuan lirimin e të arrestuarve dhe akuzuan efektivët për përdorim të tepruar të forcës.

Lexo më shumë  Protestuesit mblidhen sot para SPAK për të dorëzuar librin “Albanian Files”

Në mbështetje të protestuesve kanë qëndruar edhe eurodeputetet Ilaria Salis, Tineke Strik dhe Anna Strolenberg, të cilat ndodhen në Tiranë për të ndjekur nga afër zhvillimet.

Rruga Press

YouTube player