KryesoreLajme

31 ditë revoltë për largimin e Ramës/ Media publike franceze: Diaspora po mobilizohet masivisht 

Edhe pse ka kaluar mbi një muaj, protesta në Shqipëri nuk ndalet. Ndërkohë, jehona në mediat ndërkombëtare është e jashtëzakonshme.

Media publike franceze, Radio France Internationale, i ka bërë një përmbledhje zhvillimeve në Shqipëri.

Sipas saj, “në Shqipëri, zemërimi nuk tregon shenja qetësimi”.

“Pasi u shfaq duke mbështetur qeverinë e Edi Ramës, Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, është bërë shënjestër në protestat e vazhdueshme në Shqipëri kundër investimeve të familjes Trump-Kushner dhe përvetësimit të burimeve mjedisore,” raporton media franceze.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim

“Për javë të tëra, dhjetëra mijëra shqiptarë janë ngritur, demonstruar, debatuar dhe shpresuar, pa mbështetjen e qartë të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij, denoncon një kolektiv qytetarësh nga diaspora shqiptare në Evropë, në një letër të hapur drejtuar udhëheqësve evropianë.

Diaspora po mobilizohet masivisht dhe i ka lëshuar një ultimatum Edi Ramës,” vazhdon raportimi i radios publike.

Lexo më shumë  Lubonja për "The Albanian Files": SPAK të hetojë ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura

Rruga Press

YouTube player