Halli Albanian Files
Nga Klodian Tomorri
Kryeministri eshte ne te drejten e tij te distancohet nga Albanian Files, sa te doje madje. Por ka nje problem te vogel.
Ne brendine e librit ka projekte brenda zonave te mbrojtura, te cilat jane hartuar dy apo tre vjet perpara se te ndryshohej ligji per te lejuar ndertimet ne keto zona.
Kjo e komplikon pak situaten sepse i vendos ndertuesit qe kane porositur keto projekte tek arkitektet e huaj, vetem para dy mundesive.
Mundesia e pare eshte qe ndertuesit kane qene te gjithe te cmendur dhe kane paguar arkitektet e huaj me miliona euro per te bere projekte kot ne zona, ku e dinin se nuk ndertonin dot.
Mundesia e dyte eshte qe kane patur garanci se ligji do te ndryshohej dhe ne zonat e mbrojtura do te lejohej ndertimi.
Kjo eshte pak problem tani se nxjerr mbi tryeze tezen e kapjes se shtetit. Garancine se ligji per zonat e mbrojtura do te ndryshohej per te lejuar ndertimin ne to, ne Shqiperi mund ta jape vetem nje njeri. I distancuari.
Ligjberja me porosi per grupe te ngushta interesi, dhe jo ne interes te qytetareve dhe kapja e shtetit jane forma me e rende e korrupsionit. Ketu eshte fusha e SPAK.
Prokuroria e Posacme pasi te sekuestroje librin e projekteve duhet te shohe te gjithe praktiken proceduriale se si u ndryshua ligji i Zonave te Mbrojtura.
Deputetet nismetare per ndryshimin e ligjin duhen pyetur; ore si ju hipi ne koke juve, qe te propozonit ndryshimin e ligjit per zonat e mbrojtura. Nga se u niset?
Fjala vjen, Fadil Nasufi, nje nga nismetaret kryesore te ligjit, eshte nje ekspert shume i madh per keto punet e zhvillimit te qendrueshem. Tani, Dilja thirret aty tek vendi dhe pyetet; Ore Fadil si te lindi ideja per te ndryshuar ligjin e zonave te mbrojtura ty?
I merret dhe telefoni dhe shihet pak aty kush i tha Fadilit me shoke qe te propozojne ligjin. Kush ja u coi te shkruara amendamentet e ligjit, etj.
Kaq kollaj behet kjo. Pastaj te distancohet kush te mundet.
Rruga Press

