Mercenari e mendon botën mercenarisht; e projekton veten te tjetri dhe më pas te bota
Nga Hysamedin Feraj
Mercenari e mendon botën mercenarisht. Dhe jo vetëm Taulant Balla.
Mercenari s’mund ta mendoj se njerëzit mund t’i lëvizë (motivojë) ideja, sepse për të botën e lëviz paraja.
Mercenari nuk mund të shohë për ide dhe bindje, por vetëm se mos dikush ka marrë më shumë para se ai, në vend që t’i kishte marrë vetë.
Edhe mes mercenarëve ka konkurrencë të fortë.
Konspiracionisti e mendon botën kospiracionisht, idealisti idealisht…
Secili e projekton veten te tjetri, dhe më pas te bota.
Rruga Press

