Macroni priti autokratin në pallatin Elsyee, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’i japë mbështetjen e saj një qeverie që po e shet vendin e vet interesave të oligarkëve
Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka reaguar për situatën politike në Shqipëri, duke kritikuar takimin e zhvilluar mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Aubry shkruan se Rama u prit nga Macron, ndërsa, sipas saj, Shqipëria ndodhet prej 23 ditësh në revoltë.
Ajo i bëri thirrje Francës të mos i japë “dritën jeshile” një qeverie që, sipas saj, “po ia shet vendin interesave të Donald Trumpit dhe oligarkëve”.
“Franca nuk duhet t’i japë mbështetjen e saj një qeverie që po e shet vendin e vet interesave të Trumpit dhe oligarkëve”, shkroi eurodeputetja franceze.
Në fund të reagimit, Aubry shprehu mbështetjen e saj për protestuesit në Shqipëri, duke deklaruar: “Rroftë revolucioni i flamingove rozë!”.
🇦🇱 Edi Rama, 1er ministre albanais était reçu hier par Macron alors que l’Albanie se révolte depuis 23 jours.
— Manon Aubry (@ManonAubryFr) June 23, 2026
La France ne doit pas offrir son blanc-seing à un gouvernement qui brade son pays aux intérêts de Trump et des oligarques.
Vive la révolution des flamants roses ! https://t.co/p9FcgtuHLB
Rruga Press

