KryesoreLajme

Gratë për VETËVENDOSJE! shënojnë ditën e tyre në Ujman, Haxhiu vlerëson angazhimin e aktivisteve

Në kuadër të Javës së Lëvizjes, organizata Gratë për VETËVENDOSJE! ka shënuar ditën e saj me një aktivitet të mbajtur pranë liqenit të Ujmanit, ku pjesëmarrëset zhvilluan diskutime, lexime poetike dhe aktivitete reflektuese në një ambient natyror.

Sipas njoftimit, takimi u karakterizua nga diskutime mbi angazhimin e grave në shoqëri dhe politikë, si dhe nga shprehja e mirënjohjes për kontributin e aktivisteve të organizatës.

Lexo më shumë  Dyshimet e Prokurorisë: Fehim Sali identifikoi zyrtarët e AKI-së, fotografitë i shkuan BIA-s

Ushtruesja e detyrës së Presidentes dhe njëherazi kryetarja e Grave për VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu, tha se aktiviteti u zhvillua në frymë reflektimi, frymëzimi dhe bashkëbisedimi.

“Patëm diskutime të vlefshme, shprehëm mirënjohje për punën dhe angazhimin e aktivisteve, si dhe lexuam poezi kushtuar grave nga autore vendase dhe të huaja. Një ditë e mbushur me reflektim, frymëzim dhe bashkëbisedim në një nga hapësirat më të bukura të vendit tonë”, ka deklaruar Haxhiu.

Lexo më shumë  Vetëvendosje kërkon hetime për legalizimet në Prishtinë

Aktiviteti ishte pjesë e organizimeve të Javës së Lëvizjes, që synojnë të promovojnë angazhimin qytetar dhe pjesëmarrjen e grave në jetën publike dhe politike.

Rruga Press

YouTube player