Bullgaria kërkon më shumë kushte për Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së
Bullgaria vazhdon të ketë kërkesa ndaj Maqedonisë së Veriut edhe përtej përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, duke e zgjeruar debatin mbi procesin eurointegrues të vendit.
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe ministri i Jashtëm Timço Mucunski deklaruan në Sofje se në procesin e integrimit evropian diskutohen edhe çështje të tjera përveç ndryshimeve kushtetuese.
Sipas tyre, në bisedime u theksua se procesi eurointegrues lidhet edhe me zbatimin e protokolleve dypalëshe dhe punën e Komisionit të Përbashkët për Çështjet Historike.
Presidentja bullgare Ilijana Jotova përsëriti qëndrimin e Sofjes se progresi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian varet nga përmbushja e detyrimeve të marrëveshjeve ekzistuese, përfshirë propozimin francez.
Rruga Press

