ArgumentKryesore

OVL nuk përfaqëson asgjë më shumë sesa politikën e PDK-së, partia që ka abuzuar dhe vazhdon të abuzojë me UÇK-në

Nga Vullnet Krasniqi

Na e kërkun votën në emër të UÇK-së, OVL asnjëherë nuk doli me thanë: mos e përdorni UÇK-në për vota.

E përdorën stemën e UÇK-së nëpër tubime politike, si me kanë pronë e tyre; OVL kurrë nuk doli të thonë: mos e përdorni flamurin për parti.

E përdorën UÇK-në turli hajni e mafiozi; OVL kurrë nuk doli me thanë: mos e kriminalizoni UÇK-në.

Lexo më shumë  “Rama n'burg, Berisha n'burg”/ Dita e 10-të e protestës madhështore në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

E përdori kryetari i kësaj OVL-je UÇK-në edhe për me marrë rrogë pa punu hiç; kush nuk u çu me i thanë diçka.

E panë flamurin e UÇK-së në Tiranë, duke e mbajtë shqiptarët, që bërtasin “Shqipëria e shqiptarëve”, doli OVL-ja e tha: “Mos e përdorni flamurin e UÇK-së”.

Shqiptarë që jeni në Shqipni duke protestuar, mos e merrni seriozisht kërkesën e OVL-së; sonte përdoreni flamurin edhe ma shumë. OVL nuk përfaqëson asgjë më shumë sesa politikën e PDK-së, partia që ka abuzuar dhe vazhdon të abuzojë me UÇK-në.

Lexo më shumë  “Edi Rama ka mbaru, edhe Sala ka mbaru…”/ Protestuesit mbushin sheshin kundër klasës së vjetër politike

Rruga Press

YouTube player