BE reagon mes protestave për Zvërnecin: Mbroni habitatet natyrore para se qielli të mbetet pa këngë shpendësh
Teksa protestat kundër projektit në zonën e Zvërnecit kanë hyrë në ditën e nëntë, me pjesëmarrje të lartë të të rinjve dhe familjarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar zyrtarisht, duke bërë thirrje për mbrojtjen e habitateve natyrore.
“Një këngë shpendi është më shumë se tingull, është shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë.
Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë.
Shpendët janë thelbësorë për natyrën: shpërndajnë fara, kontrollojnë insektet dhe ndihmojnë që ekosistemet të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme.
Por humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes, duke e bërë natyrën më të heshtur çdo ditë.
Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh.
Mbro natyrën, sa je në kohë”, theksohen në reagim.
Rruga Press

