Goci: Kryeministri firmosi në fshehtësi lejen për resort në zonën e mbrojtur Pishe-Poro, SPAK të hetojë
Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci ka publikuar një reagim të fortë lidhur me projektin e ndërtimit në zonën e mbrojtur Pishe-Poro, publikuar dokumentin të cilin kryeministrin se ka firmosur një leje ndërtimi për një resort turistik që më 28 janar 2025.
Vendimi është marrë larg vëmendjes së publikut, ndërsa më herët është deklaruar se nuk ekzistonte as projekt dhe as leje ndërtimi, por vetëm një leje zhvillimore. Aty shihet se dokumentacioni tregon se leja e ndërtimit është firmosur më shumë se një vit më parë dhe se punimet e kryera në terren nuk kishin si qëllim vetëm rrethimin e zonës, por përgatitjen për ndërtim.
Në reagimin e tij, Goci i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të nisë hetime për këtë çështje dhe ngre pyetje mbi mungesën e veprimit institucional. Ai e cilëson legjitime kërkesën për dorëheqje të kryeministrit dhe u bën thirrje qytetarëve të vazhdojnë protestat pa ndërprerje.
Rruga Press

