KryesoreLajme

Protestat për Zvërnecin/ Si u kthye Shqipëria në superlajm botëror

Planet e dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, për të ndërtuar resorte luksoze në bregdetin e Zvërnecit e ndoshta edhe në Sazan kanë njellë një valë të madhe protesta masive në Shqipëri. I kapur në befasi kryeministri Rama u mundua ti’a atribuojë ato luftës hibride që kanë ndërmarë fqinjët tanë, që nuk duan të lejojnë zhvillimin e turizmit shqiptar. “E pse u merakoskan gazetar greke për mjedisin në Shqipëri”, ishte pyetja që ngriti ai gjatë një fjalimi me deputetë të patisë së tij.

Por tentativa për manipulim e shefit të qeverisë, nuk e pati jetën të gjatë, sepse pas gazetave greke, protesta e të rinjve të bulevard kaloi kuufijtë e të gjitha mediave më të mëdha të globit. Lapsi.al ka bërë një përmbledhje të titujve dhe të asaj që ato kanë shkruar për të kuptuar atë që mund të mos jetë një luftë hibride por fillimi i një revolucioni shoqëror  

​Sipas prestigjiozes amerikane The New York Times, “protestat në Shqipëri kanë ardhur në rritje kundrejt projekteve të lidhura me Kushner”. Media raporton se planet për resorte luksoze në Detin Adriatik kanë shqetësuar prej kohësh ambientalistët dhe se këto zhvillime tashmë janë kthyer në “një pikë ndezjeje për frustrime më të gjera ndaj qeverisë”.

Nga ana tjetër, rrjetet mediatike konservatore në SHBA kanë pasur një fokus tjetër. 

Edhe Fox News, përcjell të njëjtat fakte duke e vënë theksin tek hetimi i SPAK-ut. Media amerikane e paraqet projektin si një investim luksoz të lidhur me Kushnerin por megjithate rikujton se zona është habitat i flamingove, fokave mesdhetare dhe breshkave të detit.

Associated Press, nga ana tjetër, fokusohet më shumë tek protesta dhe përplasjet në terren, ndonese edhe kjo agjenci e prezanton projektin si një zhvillim luksoz të lidhur me Ivanka Trump dhe Jared Kushner.

Lexo më shumë  Edhe Elbasani ngrihet në protestë, qytetarët thirrje: 'Dorëheqje, poshtë qeveria'

​Nga ana e saj revista investigative Mother Jones ngre pikëpyetje të mëdha mbi transparencën, duke titulluar se “Resorti Shqiptar i Jared Kushner përballet me një hetim për korrupsion dhe protesta masive”. Artikulli i tyre citon një raport investigativ sipas të cilit ky projekt përfshin një “rrjet individësh dhe kompanish të dyshimta”.

Alarmi i “The Guardian” për natyrën dhe ndryshimet ligjore

​Një hapësirë tejet të gjerë i ka kushtuar kësaj çështjeje edhe gazeta britanike The Guardian. Në analizat e saj, media britanike fokusohet te dëmi i pariparueshëm ekologjik dhe te fakti se si qeveria shqiptare ka ndryshuar ligjet për zonat e mbrojtura enkas për t’i hapur rrugë këtyre investimeve. The Guardian citon ekspertë lokalë dhe ndërkombëtarë të mjedisit të cilët paralajmërojnë se

“kthimi i Sazanit dhe Zvërnecit në parajsa të betonizuara për super-të-pasurit është një goditje vdekjeprurëse për biodiversitetin e Mesdheut”.

Gazeta vë në dukje se rezistenca e qytetarëve dhe aktivistëve shqiptarë është një betejë jetike për të mbrojtur peizazhet e fundit të virgjra të Evropës nga “kapitalizmi klientelist”.

Frika e fqinjëve dhe impakti rajonal

​Ndryshe nga mediat anglo-saksone, media më e madhe greke, Kathimerini, e ka parë çështjen nga një këndvështrim rajonal dhe gjeopolitik. Gazeta greke ka raportuar mbi ndikimin që ky “betonizim” i bregdetit mund të ketë në ekosistemin e përbashkët detar, duke theksuar se Zvërneci dhe Sazani janë zona me rëndësi kritike ekologjike. Sipas Kathimerini, “revolta e qytetarëve shqiptarë tregon një zgjim të vetëdijes mjedisore në Ballkan”, ndërsa analizon edhe lëvizjet diplomatike të Tiranës zyrtare për të siguruar favore politike në Uashington përmes strategjisë të dhurimit të tokave publike.

​Në Evropë, vëmendja mbetet tejet e lartë. Gazeta e njohur franceze Le Parisien e ka përshkruar situatën me tone mjaft të forta, duke shkruar se

“Vajza e Trump dhe burri i saj i kanë vënë flakën Shqipërisë”.

Sipas tyre, ky investim shihet si “një provokim për popullatën, e cila denoncon kompromisin e qeverisë”.

Lexo më shumë  Brenda ishullit të Sazanit: Ish-baza ushtarake shqiptare e blerë nga Ivanka Trump dhe Jared Kushner me 3,500 bunkerë dhe tunele

​Financial Times dhe Politico kanë pasqyruar gjithashtu pamje të protestuesve në kryeqytetin shqiptar të cilët janë përplasur me pompat e ujit të policisë nën tymin e flakadanëve dhe simboleve ironike, si flamingot prej kartoni që përfaqësojnë mbrojtjen e faunës së kërcënuar.

Pengesë për integrimin në BE?

Përveç aspektit mjedisor, mediat e Brukselit shohin edhe implikime politike. Agjencia mediatike Euractiv raporton se ky investim po kthehet në një problem diplomatik, duke e konsideruar si

“një pengesë të re për zgjerimin e BE-së për Shqipërinë për shkak të planeve të dhëndrit të Trump”.

Megjithatë, po sipas Euractiv, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar prerë se protestuesit “nuk kanë asnjë shans” të ndalojnë këtë investim miliarda dollarësh.

​Edhe revista gjermane Der Spiegel ka raportuar mbi revoltën e qytetarëve shqiptarë që kundërshtojnë “projektin luksoz të ndërtimit nga dhëndri i Trump”, duke dëshmuar se kjo çështje ka marrë tashmë përmasat e një debati të madh global mbi mbrojtjen e pasurive publike të Shqipërisë.

Eshtë pikërisht kjo protestë që po shënon shpresën për rikthimin e demokracisë në vend. ndërsa për vite me radhë Edi Rama është mburur se është ai që me politikat e tij e ka bërë Shqipërinë të ngreë kokën përpara botës, sot janë të rinjtë protestuesë kundër tij, që po e bëjnë vendin lajm botëror në mediat më preztigjoze të globit.

Rruga Press

YouTube player