Lajme

Kurti: Jemi me përkushtim të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

“Prekazi zë një vend të posaçëm në kujtesën historike të popullit tonë”, ka deklaruar kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë prezantimit të ecurisë së hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Duke e vlerësuar këtë si një nga projektet më të rëndësishme të Republikës së Kosovës në fushën e kujtesës historike, trashëgimisë kulturore dhe identitetit, kryeministri tha se trajtimi i Kompleksit Memorial “Adem Jashari” nuk është vetëm një projekt i planifikimit hapësinor, konservimit apo muzealizimit, por një detyrim institucional për ta ruajtur, dokumentuar dhe përcjellë me dinjitet këtë trashëgimi te brezat që vijnë.

Lexo më shumë  Këshilli i BE-së do t’i hapë rrugën heqjes së tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor

“Qëndresa dhe sakrifica e familjes Jashari e shndërruan atë në simbol të mbrojtjes së atdheut dhe të përkushtimit ndaj lirisë, duke dëshmuar se liria nuk është vetëm ideal politik, por edhe vlerë për të cilën flijohet gjithçka”, tha ai.

Pas prezantimit të ecurisë, kryeministri Kurti tha se, sipas planifikimeve, gjatë këtij viti pritet të përfundojnë projektet e konservimit të Kullave të Rezistencës.

Ndërsa shtoi se kjo do t’i mundësojë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të iniciojë procedurat e prokurimit për zbatimin e këtyre projekteve, duke shënuar kalimin nga faza e planifikimit dhe projektimit në fazën e ndërhyrjeve konkrete konservuese në terren.

Lexo më shumë  Sami Ukshini kritika të ashpra Ali Ahmetit: “Marrëveshjen e Ohrit e ke shkelur që në vitin 2002, thuaju shqiptarëve të vërtetën”

“Institucionet e Republikës së Kosovës mbeten plotësisht të përkushtuara për të siguruar të gjitha kushtet e nevojshme institucionale, profesionale dhe financiare, në mënyrë që ky projekt të përmbyllet me sukses dhe të realizohet sipas standardeve më të larta teknike e profesionale, në përputhje me rëndësinë historike, kulturore dhe shtetërore që bart për vendin tonë”, deklaroi Kurti.

Rruga Press

YouTube player