Bota

Publikoi pasurinë e dyshimtë të një deputeti rus, Kremlini mbyll faqen e pavarur ‘Readovka’

Rusia ka bllokuar faqen e pavarur “Readovka”, pasi publikoi një hulumtim mbi pasurinë e dyshuar të deputeti të Dumës ruse.

Vendimi vjen në mesin e disa goditjeve kundër medieve të pavarura ruse, si faqja e lajmeve “Meduza” dhe transmetuesi online “Dozhd” të etiketuar si “agjentë të huaj”.

“Faqja e internetit ‘Readovka’ është shtuar në regjistrin e ueb-faqeve të ndaluara”, thuhet në deklaratën e Bordit redaktues të kësaj medie.

Lexo më shumë  BE-ja kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë rrugës evropiane

Sipas tyre, vendimi ishte i lidhur me një betejë të gjatë ligjore me deputetin e Dumës, Dmitry Sablin.

Sablin, një anëtar i partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar” që drejtohet nga presidenti Vladimir Putin, kishte paditur më parë median në lidhje me artikujt që pretendonin se ai zotëronte fshehurazi një jaht të padeklaruar dhe aksione në një fermë së bashku me guvernatorin rajonal të Moskës.

Lexo më shumë  Gjermania tejkaloi Kinën, bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në botë

“Në Rusinë moderne, edhe respektimi i të gjitha kërkesave nuk garanton siguri për mediat”, vijon deklarata.

Media njofton se do ta apelojë vendimin. Ndërkohë, ueb-faqja ka kaluar në një domen të ri, i cili mbetet i qasshëm në Rusi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *