Bota

Ministri norvegjez: Rusia po humbet mijëra ushtarë çdo ditë dhe bazat e saj janë pothuajse bosh

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Norvegjisë , Tore Sandvik, në një intervistë me gazetën franceze “Le Figaro”, kur iu kërkua të komentonte mbi mundësinë e përshkallëzimit ushtarak me Moskën në Veriun Arktik, tha se nuk e sheh se si mund të shpërthejë lufta atje në të ardhmen e afërt.

“Rusia po humbet mijëra ushtarë në Ukrainë çdo ditë dhe bazat e saj ushtarake pranë kufijve tanë janë pothuajse të zbrazëta. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet që një konflikt që fillon diku tjetër të përhapet atje, ditën kur Putini e konsideron të nevojshme të mbrojë fortesën e tij bërthamore në Gadishullin Kola”.

Ky rajon, në kufi me Norvegjinë, është shtëpia e arsenalit më të madh bërthamor në botë. Pavarësisht situatës ekonomike që po përkeqësohet me shpejtësi, Rusia vazhdon të vendosë nëndetëset dhe sistemet e saj të armëve atje. Vendi ynë luan një rol vendimtar në këtë drejtim. Falë radarëve dhe satelitëve tanë, ne jemi sytë dhe veshët që i lejojnë NATO-s të monitorojë aktivitetet e flotës ruse . Kur nëndetëset me raketa balistike largohen nga baza e tyre, ato detyrohen të kalojnë ujërat e cekëta të Detit Barents, ku ne jemi në gjendje t’i monitorojmë ato 24 orë në ditë. Ky mbikëqyrje është jetike për shumë shtete anëtare të NATO-s, qofshin SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania apo Franca. “Mos harroni se raketat që mbajnë këto anije nuk synojnë Oslon apo Kirkenesin, por Toronton, Çikago, Nju Jork apo Londër”.

Lexo më shumë  Gjenerali rumun pas sulmit të dronit rus: Rusia ndalet vetëm nëse NATO nis luftë të drejtpërdrejtë kundër saj

Ministri norvegjez u pyet gjithashtu nëse e konsideronte të mundur vendosjen e forcave ajrore strategjike në tokën norvegjeze dhe ai u përgjigj se “kjo është diçka që duhet ta diskutojmë së pari midis nesh, si norvegjezë. Mos harroni se kemi Rusinë si fqinj, gjë që e bën çështjen më të ndërlikuar dhe se gjithmonë kemi kërkuar të kufizojmë tensionet në Veriun Arktik. Megjithatë, ne jemi një shtet sovran”.

Lexo më shumë  Rusia goditi me dron Rumaninë, reagon Kreu i NATO-s: Jemi gati të mbrojmë çdo centimetër

Së fundmi, duke iu përgjigjur pyetjes nëse forcimi i bashkëpunimit me Francën do të lejojë gjithashtu rritjen e ndihmës për Kievin, Tore Sandvik tha: “Evropa nuk mund ta lejojë veten ta shohë Ukrainën të humbasë këtë luftë. Norvegjia po shpenzon mbi 7 miliardë euro këtë vit për t’i ofruar asaj ndihmë ushtarake . Një pjesë e këtyre sistemeve të armëve do të blihet nga Franca”.

YouTube player