KryesoreLajme

Kurti priti në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, Dr. Frédérique Duversin.

Sipas njoftimit për media në këtë takim u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe arsimit, përmes shkëmbimeve akademike, rezidencave artistike dhe promovimit të artistëve, regjisorëve, shkrimtarëve dhe muzikantëve kosovarë në Francë dhe në hapësirën frankofone.

Lexo më shumë  Nëse popullsia vazhdon të shtohet me këtë ritëm, sikur të mos ndërtohet më asnjë metër sipërfaqe e re në Tiranë, vetëm për banesat që janë bosh do të duhen 32 vjet për t’u mbushur


Po ashtu, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm me muze, biblioteka, universitete dhe shkolla arti franceze, si një bazë e mirë për zgjerimin e mëtejmë të rrjetit të bashkëpunimit përmes Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris.

 Në takim u ritheksua rëndësia e diplomacisë kulturore në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe nevoja për vazhdimin e mbështetjes ndaj promovimit të kulturës, artit dhe bashkëpunimit akademik të Kosovës në hapësirën frankofone.

Lexo më shumë  Paketa Fiskale 2027/ Bizneset kërkojnë shtyrje, paralajmërojnë humbje pune, rritje çmimesh dhe faliment
YouTube player