Malazezët jane shqiptarë të sllavizuar – Dinastia mbretërore Njegoš-Petrović nuk ishin me origjinë sllave, por ilire, këtë e konfirmoi shkenca
Nga Parid Turdiu
Malazezët jane shqiptarë të sllavizuar
Marko Petrović Njegoš eshte skulptor dhe një nga pasardhësit e drejtpërdrejtë të dinastisë mbretërore malazeze.
Ka bere testing e vet gjenetik dhe per kete eshte shkruar nje artikull ne gazetën Pobjeda te Podgoricës.
Pikat kryesore që thotë artikulli janë:
1. Origjina Jo-Sllave e Dinastisë
Titulli kryesor: “Njegoš dhe Petrović-ët nuk ishin me origjinë sllave, këtë e konfirmoi shkenca.”
Marko Petrović Njegoš tregon se testet e fundit të ADN-së (Y-DNA, e cila ndjek ekskluzivisht linjën mashkullore) kanë zbuluar se familja e tyre i përket deges E-V13 të haplogrupit E1b1b
2. Lidhja me Ilirët dhe Shqipërinë
Artikulli shpjegon se vatrat e vjetra të këtij haplogrupi (E1b1b) ndodhen në Mesdhe, në pjesë të Afrikës, dhe konkretisht për rajonin tonë: në zonat e Shqipërisë, Greqise së zVeriut dhe Italisë së Jugut.
Citim nga Marko Petroviç: “Në çdo rast, është e padyshimtë që paraardhësit tanë i përkisnin botës iliro-helenike.”

3. Rrëzimi i Mitit të Kosovës
Ai shpjegon se ideja e përhapur historikisht se malazezët (dhe vetë familja Petroviç) ishin pasardhës të refugjatëve serbë që ikën nga Kosova pas Betejës së Kosovës, ishte thjesht konionkturë dhe jo një e vërtetë gjenetike apo historike.
Shqiptarët
1. Trashëgimia Autosomale (50–70% Bujqit e Anatolisë) – të cilët per mua ishin Pellazgët.
Kjo është ADN-ja totale që përcakton pamjen, shëndetin dhe strukturën tonë gjenetike. Për shkak se bujqit e parë neolitikë nga Anatolia ishin popullsia më e madhe dhe më e suksesshme që u vendos në Ballkan para 9,000 vitesh, gjenetika e tyre mbeti baza dërrmuese e popullsisë vendase. Çdo shqiptar sot mbart këtë “gjak” në masën 50–70% si trashëgimi të përgjithshme nga të gjithë paraardhësit e tij (nga të dyja krahët).
2. Linja Mashkullore – Dominimi i E-V13 në Epokën e Hekurit
Y-DNA ndjek vetëm një fije të hollë: nga babai te djali. Gjatë përmbysjeve të mëdha shoqërore dhe luftërave të Epokës së Bronzit dhe Hekurit (rreth 3,500–2,800 vjet më parë), shumë linja të vjetra mashkullore të bujqve (si G2a) ranë në numër.
Në vend të tyre, një linjë specifike E-V13 pësoi një shpërthim të jashtëzakonshëm demografik, duke u bërë linja mashkullore dominuese e fiseve paleo-ballkanike.
Keta, per mua, ishin ilirët.
Si ndodhi kjo?
E-V13 enzistonte ne Ballkanin Perendimor qysh në Neolit. Eshte gjetur ne Kroaci 7500 vjet me pare.
Suksesi Shoqëror dhe Teknologjik:
Imagjinoni një fis vendas me linjën mashkullore E-V13, i cili zbulon hekurin, bëhet shumë i fuqishëm ushtarakisht, ekonomikisht, politikisht dhe asgjeson gjysmen e pjeses tjeter te popullsise vendase.
Si përfundim: Nëse sot bëjmë analizën e një shqiptari, brumi i tij i përgjithshëm gjenetik (autosomal) është kryesisht ai i bujqve të vjetër të Anadollit, por “mbiemri” i tij gjenetik mashkullor (Y-DNA) u vulos nga shpërthimi demografik i linjës E-V13 gjatë Epokës së Hekurit në Ballkan.
40% e shqiptareve te veriut eshte E-V13. Ne Shqperine e Jugut eshte 23%.
Shume thjesht:
ADN e njeriut ka 23 çifte kromosomesh. 22 jane autosomale.
Nje prej tyre eshte çifti i seksit XY.
Shqiptari ka 22 çifte nga bujqit e Anadollit (pellazgët). Ne çiftin e seksit, kromosomin Y e ka E-V13 (ilirët) kurse kromosomin X e ka pellazg.
Me saktë shkencërisht:
22 Çiftet Autosomale janë një përzierje ku pjesa dërrmuese (mbi gjysma) është trashëgimi strukturore nga bujqit e Anadollit, e kombinuar me pjesën e Stepave dhe Gjahtarëve Evropianë.
Çifti i 23-të (XY): Kromosomi X (nga nëna): Përmban gjithashtu të njëjtin miks ballkanik/anatolian.
Kromosomi Y (nga babai): Është ai që mban “kodin e fisit” apo mbiemrin gjenetik E-V13 (ose linja të tjera si J2b2, R1b, etj.)
Ne terma praktike:
Une e kam mbiemrin Turdiu. Te gjithe meshkujt me kete mbiemer kromosomin Y e kane nga themeluesi i fisit Turdiu (femrat nuk kane IY) – mbiemri gjenetik atëror.
Kurse 45 kromosomet e tjera – gjatesia, pesha, ngjyrat, semundjet, inteligjenca, temperamenti, talentet – i kane nga brumi i pergjithshem nepermjet martesave ne breza.
Rruga Press

