KryesoreLajme

Kurti: Shtesat për lehonat prej 500 eurosh janë ekzekutuar sot

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njofton se gjatë ditës së sotme është bërë ekzekutimi i pagesave për lehonat në vlerë prej 500 euro.

Kurti shkruan se pagesa është ekzekutuar me sesionin e fundit bankar, dhe “mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë e secilit”.

Postimi i tij i plotë:

Lexo më shumë  Mbështetja për Albin Kurtin është detyrë patriotike

Sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat me vlerën e re, të rritur. Nga tash 500 euro.

Të premten e kaluar, në mbledhjen e fundit të Qeverisë, morëm vendim ndër të tjera që të mos prisnim korrikun, kur paga minimale bëhet 500 euro, në mënyrë që edhe shtesat për nënat lehona të rriten në të njëjtën vlerë.

Meqenëse pagesa është ekzekutuar me sesionin e fundit bankar, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë e secilit.

Lexo më shumë  Integrimi në BE, 85% e bizneseve në Shqipëri rrezikojnë faliment, nëse nuk plotësojnë standardet

I gëzofshin të gjitha nënat dhe familjet!

YouTube player