KryesoreLajme

Tentuan ta shpalosnin flamurin e Serbisë, arrestohen gjashtë serbë afër Manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se gjatë kontrollimit të një grupi dyshohet se në posedim të njërit prej tyre është gjetur një flamur serb në një qese dore.

Lexo më shumë  Revolta nuk ndalet/ Protesta para Kryeministrisë, studentë, të rinj dhe pedagogë kërkojnë largimin e Ramës

“Pas përfundimit të manifestimit, gjashtë qytetarë janë hasur në afërsi të manastirit, duke u ngjitur në kodër në drejtim të një kështjelle të vjetër të njohur si “Kalaja e Çikës”. Gjatë kontrollit, dyshohet se në një qese dore është gjetur një flamur”, ka thënë Bytyqi.

Rasti është trajtuar nga organet kompetente, ndërsa nuk raportohet për incidente të tjera gjatë ditës në atë zonë.

Lexo më shumë  165 ditë protestë kundër Ramës/ Qytetarë e studentë vijojnë revoltën, policia gjobit një tjetër të ri edhe pse protesta ishte e qetë

Rruga Press

YouTube player