Në familjen Gudaqi, Kurti nderon martirët dhe dëshmorët e Stagovës
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qëndruar për vizitë në familjen Gudaqi në Kaçanik ku edhe ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës mbi civilët në Stagovë.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Kurti ka shkruar se Dëshmorët e martirët, invalidët e luftës, dhe krejt ata që luftuan e kontribuan duke dhënë shumë nga vetja e gjithçka për kombin janë rrënjët e lirisë së shtetit dhe themelet e shtetit.
Postimi i tij i plotë:
Në Kaçanik, te familja Gudaqi, përkujtuam 27 vite nga masakra mbi civilët në Stagovë të Kaçanikut. Atë ditë më 21 maj 1999 u vranë mizorisht 13 civilë të pafajshëm. E vranë edhe Fitimin, që më 6 qershor do të mbushte 7 vjet, si dhe nënën Hanife, 94-vjeҫare. Familja Gudaqi dha dëshmor edhe birin e saj Ekrem Gudaqi, luftëtar i UÇK-së dhe patriot deri në vdekje.
Dëshmorët e martirët, invalidët e luftës, dhe krejt ata që luftuan e kontribuan duke dhënë shumë nga vetja e gjithçka për kombin janë rrënjët e lirisë së shtetit dhe themelet e shtetit.
Lavdi dëshmorëve e martirëve të Stagovës!
Rruga Press

