KryesoreLajme

Mbi 3 milionë euro për rregullimin e Drinit të Bardhë

Mbi 3 milionë euro është vlera e kontratave që Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i ka shpërblyer për realizimin e projektit: “Rregullimi dhe rehabilitimi i pellgut Drini i Bardhë – rregullimi i shtratit të lumit Drini i Bardhë, segmenti në Klinë, L=2 km”.

Për këtë projekt ministria i ka shperblyer disa kompani të ndara në tre lote dhe për të cilin kishin konkurruar një numër i madh kompanish.

Lexo më shumë  Nga një muaj paraburgim shtatë të dyshuarve për kërcënimin e votuesve në Graçanicë

Sipas rezultateve të publikuara në platformën online E-Kosova këta janë operatorët ekonomikë që janë shpallur fitues të projektit.

Për Lotin 1 është shpërblyer grupi i operatorëve ekonomikë Rinesa Sh.P.K. dhe Limitprojekt, me vlerë kontrate prej 993,600.24 euro.

Për Lotin 2, kontrata i është dhënë grupit të operatorëve Fled dhe Eurofamis Sh.A, në vlerë prej 818,882.10 euro.

Ndërsa Loti 3 është fituar nga grupi i operatorëve ekonomikë Mendi-P dhe NPN Euroing, me vlerë kontrate prej 793,758.49 euro.

Lexo më shumë  Organizatat mjedisore kërkojnë ndalimin e ndërtimeve në Pishë Poro–Nartë

Vlera totale e tri kontratave arrin mbi 2.6 milionë euro, ndërsa projekti synon rehabilitimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë në segmentin që përfshin territorin e Klinë. Ndërsa ky projekt pritet të përfundojë brenda 36 muajve.

YouTube player