KryesoreLajme

Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Shqipe Mjekiqi i është bashkuar ekipit të tij për të kontribuar në fushën e politikës së jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në një postim publik, Kurti tha se me Mjekiqin ka diskutuar për prioritetet e Kosovës në proceset euroatlantike dhe zhvillimet politike e të sigurisë.

“Në ekipin tim si Kryeministër, nga sot u bashkua Shqipe Mjekiqi, për të kontribuar me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Prrenjasi kundër bashkimit me Librazhdin, banorët kundërshtojnë reformën territoriale

Ai shtoi se me të kanë biseduar për rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike dhe zhvillimet në vend e rajon.

“Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë mbi nevojat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, të arriturat tona socio-ekonomike dhe vlerat demokratike, zhvillimet politike në vendin tonë e në rajon dhe situatën e sigurisë”, thuhet në postimin e tij.

Lexo më shumë  Sot vazhdimi i seancës konstituive në Kosovë

Shqipe Mjekiqi ka qenë nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa në mars të vitit 2023 kishte dhënë dorëheqje nga pozita dhe strukturat drejtuese të partisë.

YouTube player