KryesoreLajme

Kurti: Njohja ndërkombëtare e AKA-së, dëshmi se Republika e Kosovës po flet gjuhën universale të cilësisë, besueshmërisë dhe dijes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njohjen zyrtare të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cilësuar si një dëshmi të rëndësishme për përkushtimin e shtetit ndaj dijes, cilësisë dhe integritetit institucional.

Në një postim të publikuar në profilin e tij në Facebook, Kurti theksoi se kjo njohje ndërkombëtare tregon se “kur një shtet investon në dije, kritere dhe integritet, ai fiton autoritet dhe dinjitet”.

Lexo më shumë  Kurti për shtesat për lehonat dhe fëmijët: Skemë tjetër do të ishte më e drejtë, por është zgjidhje optimale

Sipas tij, përmes kësaj arritjeje, Republika e Kosovës po flet “gjuhën universale të cilësisë, besueshmërisë dhe dijes”, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm për sistemin e arsimit të lartë në vend.

Kurti ka theksuar po ashtu se kjo njohje sjell edhe përgjegjësi të reja për institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

“Universitetet tona duhet të prodhojnë mendje të lira, profesionistë të zotë dhe qytetarë që e bëjnë shtetin më të mirë sot e nesër sesa dje”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Parandalohet kontrabandimi i rreth 3.000 litrave të vajit motorik të ardhura nga Serbia

Njohja e Agjencisë së Kosovës për Akreditim konsiderohet një zhvillim me rëndësi për avancimin e standardeve akademike dhe forcimin e besueshmërisë së arsimit të lartë kosovar në arenën ndërkombëtare.

YouTube player