KryesoreLajme

Shaip Kamberi kërkon sqarime nga Qeveria e Serbisë, për bllokimin e donacioneve nga Kosova ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar

Shaip Kamberi i ka parashtruar pyetje parlamentare Kryeministrit të Serbia dhe Guvernatorit të Bankës Popullore të Serbisë lidhur me bllokimin e donacioneve që Këshilli Kombëtar Shqiptar merr nga buxheti i Kosovës përmes bankave komerciale në Serbi.

Ai ka kërkuar të dijë nëse ekziston ndonjë vendim zyrtar që kufizon ose ndalon këto transfere financiare, mbi çfarë baze ligjore është marrë dhe nëse masa të tilla zbatohen edhe ndaj pakicave të tjera kombëtare.

Lexo më shumë  Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra e Bërnabiqit s’ka takim të nivelit të lartë

Kamberi thekson se nga kjo bllokadë preken mijëra nxënës, studentë, fermerë, organizata të shoqërisë civile, media lokale dhe organizata kulturore shqiptare në Luginën e Preshevës.

Sipas tij, bllokimi i donacioneve rrezikon funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe cenon të drejtat e pakicës shqiptare në fushën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit të gjuhës amtare.

Rruga Press

YouTube player