Lajme

Dugolli viziton Hysni Mehanin në spital: Dhuna nuk do ta ndalë LVV-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj zëvendësministrit të Financave dhe kryetarit të Qendrës së LVV-së në Skenderaj,

Përmes një postimi publik, Dugolli bëri të ditur se ka vizituar Mehanin në Spitalin e Mitrovicës, ku ai po merr trajtim mjekësor pas incidentit të ndodhur në Skenderaj.

Lexo më shumë  Thirrje për protestë kundër ndërhyrjeve në Vjosë–Nartë: “Po shkatërrohet një nga zonat më të mbrojtura natyrore”

“Në Spitalin e Mitrovicës vizituam aktivistin tonë dhe zëvendësministrin, Hysni Mehani. Personeli mjekësor po kujdeset për gjendjen e tij shëndetësore dhe u jemi mirënjohës për profesionalizmin e treguar”, ka shkruar Dugolli.

Ai ka akuzuar kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku për përdorim të dhunës dhe presionit politik, duke deklaruar se “me sulme fizike, presione dhe metoda banditeske nuk do ta ndalni kurrë Hysniun dhe as Lëvizjen Vetëvendosje”.

Lexo më shumë  IKMT e konfirmon: Dy godina të Alabarit në Durrës janë fundosur me disa centrimetra

Dugolli ka theksuar se dhuna është mjet i atyre që, sipas tij, nuk kanë argumente politike, ndërsa ka dënuar ashpër kërcënimet dhe sulmet fizike si formë frikësimi politik.

Rruga Press

YouTube player