ArgumentKryesore

Osmani sulmoi Kurtin pasi nuk arriti qëllimet politike. ” Lakmia po e shpërfytyrojka njeriun! Ose po ja nxjerrka fytyrën e vërtetë”

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar ndaj raportit mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, duke komentuar deklaratat e fundit politike mes tyre.

Pozhari tha se që nga momenti kur Osmani dekretoi shpërndarjen e Kuvendit, sipas tij në kundërshtim me Kushtetutën, ajo ka përdorur akuza të rënda ndaj Kurtit, ndërsa ky i fundit ka zgjedhur të mos reagojë publikisht.

Lexo më shumë  Protestë në Vlorë, tregtarët e fruta-perimeve ngrihen përpara bashkisë: Malli do mbetet stok, vendi ku do na çojnë na falimenton

Kjo tregon dallim në mënyrën e reagimit politik dhe në menaxhimin e situatave të tensionuara, duke shtuar se “lakmia e shpërfytyron njeriun ose ia nxjerr fytyrën e vërtetë”.

Statusi i plotë

Prej ditës kur në kundërshtim me kushtetutën në pikë të sabahut nxori dekretin për shpërndarjen e parlamentit, Vjosa Osmani nuk la gjë pa thënë për Albin Kurtin. Njerëz me qëllime të rrezikshme. Tinzarë. Frikacakë… etj.

Albin Kurti, heshtje!

Kjo flet se kur nuk i arrin qëlllimet sa karakter idhnak dhe të papërmbajtshëm ka njëra. Dhe, se sa i durueshëm është tjetri.

Lakmia po e shpërfytyrojka njeriun! Ose po ja nxjerrka fytyrën e vërtetë.

Rruga Press

YouTube player