Lajme

Turizmi në Kosovë vazhdon rritjen, mbi 46 mijë vizitorë në mars 2026

Sektori i turizmit në Kosovë ka vazhduar trendin pozitiv të rritjes edhe gjatë vitit 2026, me një numër më të madh vizitorësh vendorë dhe të huaj që kanë qëndruar në hotelet e vendit gjatë muajit mars.

Sipas të dhënave të publikuara, në mars 2026 janë regjistruar gjithsej 46 mijë e 649 vizitorë në hotele, duke shënuar një rritje prej 15.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur numri i vizitorëve ishte 40 mijë e 239.

Lexo më shumë  Shtetësi për “sportistë elitarë”/Skandali që po pasuron trafikantë e zyrtarë federate

Nga numri i përgjithshëm, 19 mijë e 180 kanë qenë vizitorë vendorë, ndërsa 27 mijë e 469 vizitorë të huaj, çka tregon për interesimin në rritje të turistëve ndërkombëtarë për Kosovën si destinacion Raporton Monitor përcjell Dukagjini.

Rritje është shënuar edhe në numrin e net-qëndrimeve. Gjatë muajit mars janë regjistruar 94 mijë e 804 net-qëndrime në hotele, prej të cilave 52 mijë e 226 ose 55 për qind janë realizuar nga turistët e huaj, ndërsa 42 mijë e 578 nga vizitorët vendorë.

Sipas statistikave, numri i vizitorëve të huaj është rritur për 9.1 për qind krahasuar me marsin e vitit 2025. Pjesa më e madhe e turistëve kanë ardhur nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra, shtete që vazhdojnë të mbeten ndër burimet kryesore të vizitorëve në Kosovë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton në Gjermani, merr pjesë në konferencën “Future Industry Minds 2026”

Rritja e numrit të turistëve po konsiderohet si tregues i zhvillimit gradual të sektorit të turizmit dhe i interesimit në rritje për ofertën turistike të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player