Bota

Rezultatet e pjesshme në Angli: Laburistët e Starmerit humbin zgjedhjet lokale, fiton “Reform UK” e ekstremit të djathtë

Rezultatet e pjesshme të publikuara të premten nga zgjedhjet lokale në Angli treguan humbje të mëdha për Partinë Laburiste në pushtet të kryeministrit britanik Keir Starmer dhe fitore për partinë e djathtë ekstreme Reform UK.

Këto zgjedhje po shihen gjerësisht si një referendum jozyrtar për Starmerin, popullariteti i të cilit ka rënë ndjeshëm që nga zgjedhja e tij më pak se dy vjet më parë, pasi votuesit janë bërë gjithnjë e më të pakënaqur për rritjen ekonomike dhe për ndryshimet e mëdha të premtuara, pas 14 vjetësh qeverisje konservatore, raporton AP.

Lexo më shumë  Vladimir Putin dhe Dita e Fitores: Një paradë e zvogëluar, një president i dobësuar

Starmer tha se merr përgjegjësinë për rezultatet, por theksoi se nuk do të japë dorëheqje.

“Votuesit kanë dërguar një mesazh për ritmin e ndryshimeve dhe për mënyrën se si duan të përmirësohet jeta e tyre”, deklaroi ai. “Jam zgjedhur për t’u përballur me këto sfida dhe nuk do të largohem duke e futur vendin në kaos”.

Partia Reform UK, e udhëhequr nga politikani i ekstremit të djthatë Nigel Farage, fitoi qindra vende në këshillat lokalë në zonat punëtore të veriut, si në Hartlepool, që dikur konsideroheshin bastione të sigurta të laburistëve. Partia gjithashtu shënoi fitore ndaj konservatorëve në zona si Havering. 

Lexo më shumë  Arabia Saudite dhe Kuvajti hapin bazat për SHBA, rikthehet operacioni në Ngushticën e Hormuzit

Farage tha se rezultatet shënojnë “një ndryshim historik në politikën britanike”.

Pamja politike pritet të ndryshojë gjatë së premtes, ndërsa publikohen rezultatet nga shumica e këshillave lokalë, përfshirë bastionet tradicionale laburiste si Londra. Gjithashtu do të numërohen votat edhe për parlamentet gjysmë-autonome në Skoci dhe Uells. 

Rruga Press

YouTube player