Bota

Opozita në Meksikë i kërkon ShBA-së të shpallë partinë në pushtet organizatë terroriste

Alejandro Moreno, president i Partisë Revolucionare Institucionale (PRI) në opozitë, i ka kërkuar zyrtarisht Departamentit Amerikan të Shtetit që partia në pushtet Morena të shpallet Organizatë Terroriste e Huaj (FTO).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Moreno publikoi peticionin e dorëzuar në Uashington, duke pretenduar se ekzistojnë lidhje kriminale mes Morenës dhe organizatave të krimit të organizuar.

Lideri opozitar, i cili është një kritik i ashpër i presidentes Claudia Sheinbaum dhe qeverisë së saj, akuzoi partinë në pushtet për bashkëpunim me grupe kriminale, megjithëse deri tani nuk ka paraqitur prova publike për këto pretendime.

Lexo më shumë  Arabia Saudite dhe Kuvajti hapin bazat për SHBA, rikthehet operacioni në Ngushticën e Hormuzit

“Peticioni bazohet në lidhjet e qarta dhe të dukshme midis MORENA-s dhe grupeve të krimit të organizuar. Ka precedentë të qartë”, shkroi Moreno.

Në dokumentin e tij, ai përmendi rastin e partisë spanjolle Batasuna, e cila konsiderohej krahu politik i grupit separatist ETA dhe u shpall e jashtëligjshme në vitin 2003.

“Sot po shohim një rast të ngjashëm në Meksikë, ku krimi i organizuar, në aleancë me MORENA-n, ka ndërhyrë në proceset zgjedhore dhe ka marrë mbrojtje politike”, deklaroi ai.

Lexo më shumë  Vuçiqi mungon në samitin evropian, por thellon kontaktet me Moskën – fokus në energji dhe mesazh për Putinin

Morena mbetet forca më e madhe politike në Meksikë, duke kontrolluar presidencën, të dy dhomat e Kongresit dhe 24 nga 31 shtetet e vendit.

Rruga Press

YouTube player