Bota

E shfaqi flamurin e Republika Srpskas, Kroacia dëbon serbin

Policia e Istrës në Kroaci njoftoi të hënën se gjatë javës së kaluar një shtetas 23-vjeçar nga Bosnjë-Hercegovina, e që raportohet të ishte serb, ka valëvitur flamurin e Republika Srpskas në ballkonin e një hoteli.

Valëvitja e flamurit është bërë në sy të publikut, ndërsa është publikuar edhe videoja e atij momenti.

Lexo më shumë  Gjiri Persik në “alarm të kuq” për 24 orët e ardhshme, ShBA s’i ndal sulmet ndaj Iranit

Kështu serbi ka shkaktuar trazirë publike dhe është dënuar, kanë njoftuar mediumet kroate.

Flamuri i Republika Srpskas është konfiskuar, ndërsa i riu është gjobitur për kundërvajtje.

Ai po ashtu është dëbuar nga Republika e Kroacisë, kurse i është ndaluar hyrja për gjashtë muaj.

Në video shihen shumë të rinj në ballkonin e hotelit. Janë dëgjuar edhe këngë çetnike.

Rruga Press

Lexo më shumë  Franca, vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç
YouTube player