KryesoreLajme

Vitia: Pagesë për specializantet lehona edhe gjatë muajve shtesë të specializimit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar për një vendim të ri të Qeverisë që synon mbështetjen e profesionistëve shëndetësorë, konkretisht specializanteve lehona.

Sipas tij, për herë të parë do të mundësohet pagesa e specializanteve edhe gjatë muajve shtesë pas përfundimit të pushimit të lehonisë, të nevojshëm për përmbylljen e specializimit.

Lexo më shumë  Kurti për ditën e 1 Majit: Kjo qeveri ka qenë në anën e punëtorëve jo vetëm me fjalë, por me ligje të miratuara, buxhet të zbatuar dhe vendime konkrete

Ky vendim, i paraparë në Udhëzimin Administrativ për shkollim specialistik, synon të sigurojë që lehonia të mos jetë pengesë për avancimin profesional të mjekeve të reja.

Me këtë rast, Vitia ka shprehur mirënjohje për të gjithë profesionistët shëndetësorë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, për kontributin e tyre të përditshëm në shërbim të qytetarëve.

Rruga Press

Lexo më shumë  Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
YouTube player