Opinion/Aktualitet

Azizi i VLEN-it: Ali Ahmeti po e sulmon Albin Kurtin sepse ky i fundit ia prishi “jaraninë” me Vuçiqin

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka adresuar kritika të ashpra ndaj kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, lidhur me sulmet e këtij të fundit ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Azizit, sulmet e fundit të Ahmetit ndaj Kurtit nuk janë të rastësishme, por lidhen me ndryshimet gjeopolitike dhe dështimin e projekteve që ai i quan të dëmshme për sovranitetin e Kosovës.

“Prishja e thikave mbi hartë”

Lexo më shumë  Pazari me Pashalimanin, Artur Meçollari nxjerr prapaskenat e forta, ja si i përzuri Edi Rama holandezët dhe u hapi…

Azizi ka listuar disa nga “mëkatet” e Albin Kurtit, të cilat sipas tij kanë shqetësuar krerët e vjetër politikë në rajon:

• Fundi i “Open Balkan”: Azizi thekson se Kurti ishte ai që i dha goditjen përfundimtare këtij projekti.

• Dështimi i Zajednicës: Sipas deputetit, Kurti prishi planet për asociacionin dhe “jaraninë” me Radojçiqin e Vuçiqin.

• Kthimi i sovranitetit: Ai vlerëson se janë larguar “thikat mbi hartën e Kosovës” dhe veriu i vendit është kthyer nën kontrollin e plotë të Republikës.

Pyetje publike për Ali Ahmetin

Lexo më shumë  Albini s' ka asgjë të përbashkët me poshtërsitë e Abdixhikut, me pabesitë e Hamzës e as me idiotizmin banal të Ramushit…e sigurisht as edhe me dhelpëritë neveritëse të Vjosës

Në fund të reagimit të tij, Adnan Azizi ngre dilema mbi arsyet e shqetësimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për humbjen e pushtetit nga ana e BDI-së në Maqedoninë e Veriut.

“Për këto ‘të bëma’ sulmohet sot nga Ali Ahmeti? Për këto arsye shqetësohej Vuçiqi se po bie Aliu nga pushteti?” – ka përfunduar Azizi.

Rruga Press

YouTube player