Lajme

Video – Dorëheqje dhe përplasje për drejtimin e partisë – Plas kriza e brendshme në LDK

Brenda Lidhja Demokratike e Kosovës po zhvillohen lëvizje të forta politike, që sinjalizojnë një krizë të re të brendshme.

Sipas gazetarit Arben Ahmeti nga Kanal 10, dy figura të njohura të partisë, Gazmend Muhaxheri dhe Kujtim Shala, kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre, duke shprehur pakënaqësi të thellë me mënyrën e drejtimit të partisë nga kryetari aktual, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Lexo më shumë  SPAK godet sërish, sekuestron 150 milionë euro pasuri nga paratë e kokainës të futura në sektorin e ndërtimit dhe lëshon fletarreste për 10 autorët

Burimet bëjnë të ditur se ata janë të pakënaqur me veprimet e Lumir Abdixhiku, veçanërisht në raport me përbërjen dhe funksionimin e kryesisë së re.

Po ashtu, Muhaxheri dhe Shala kanë kërkuar thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Kuvendit të partisë, me qëllim shkarkimin e Abdixhikut nga posti i kryetarit.

Sipas të njëjtave burime, ata kanë propozuar që në krye të LDK-së të vijë Përparim Rama si kandidat për kryetar të ri.

Lexo më shumë  Gazeta gjermane‘Spiegel’: Edi Rama drejt rrëzimit, e vetmja pyetje është se sa gjatë do bashkëjetojë ai me shqiptarët

Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga lidershipi i LDK-së lidhur me këto zhvillime, të cilat pritet të ndikojnë ndjeshëm në skenën politike në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player