Me Edi Ramën, Shqipëria përkeqësohet në renditjen e lirisë së medias!
Me Edi Ramën, Shqipëria përkeqësohet në renditjen e lirisë së medias!
Nuk ka dyshim se kur kryeministri sillet dhe vepron si armik i shtypit, kur censura është në aksion, kur kontrollohet linja editoriale e mediave, kur pjesa më e madhe e gazetarëve dhe redaktorëve janë nën autocensurë, Shqipëria do të zbresë në renditjen e organizmave ndërkombëtar sa i përket lirisë së shprehjes.
Këtë tregon dhe raporti i fundit i “Reporterëve pa Kufi”, ku vendi ynë ka humbur pikë dhe renditet me 3 vende më poshtë se sa matja e fundit.
Kjo është një këmbanë alarmi që tregon dhe një herë regjimin autokratik të Edi Ramës.
Një kryeministër i korruptuar dhe manjak i propagandës dhe kontrollit të mediave që mburret se po ecën me integrimin, ndërkohë që gjithë treguesit që kanë të bëjnë me standartet e demokracisë shënojnë regres, kthim mbrapa.
Shqipëria do të ngrihet në renditje dhe liria e shtypit do të fitojë terren vetëm kur Edi Rama të mos jetë më censori më i madh i vendit, kur ai të largohet nga karrigia nga ku bën çdo ditë kryeredaktorin e mediave që ka nën tutelë dhe ku sulmon e hedh baltë mbi çdo zë kritik që nuk e ka nënshtruar apo blerë dot.
Rruga Press

