Sot Demokracia në Kosovë po sfidohet nga partitë pakicë të Oligarkisë!
Shkruan Donik Sallova
1. A ka të drejtë opozita ta bllokojë ushtrimin e një funksioni kushtetues të kuvendit, siç është ai i zgjedhjes së institucionit të presidentit, kur për kryerjen e këtij funksioni ka vullnet të shumicës së deputetëve të Kuvendit të Republikës?
2. A mundet bojkoti i opozitës ta bllokojë ushtrimin demokratik të vullnetit të shumicës parlamentare për zgjedhjen e presidentit me 61 vota siç e ka përcaktuar kushtetuta?
3. Mungesa e ndjenjës së përgjegjësisë për kryerjen e detyrimit kushtetues të deputetëve të pakicës a mund të pengojë vullnetin e shumicës së deputetëve për të kryer këtë përgjegjësi për t’i dhënë Republikës institucionet që i takojnë me kushtetutë?
4. Cili është parimi themelor i demokracisë, parimi i shumicës apo parimi i bllokimit?
5. Parimi i kuorumit prej 2/3-ve a është kusht për zgjedhjen e presidentit në raundin e parë e të dytë apo është instrument për pengim të qëllimshëm të zgjedhjes së presidentit me vullnetin e shumicës në raundin e tretë siç e përcakton kushtetuta?
Demokracitë liberale garantojnë plot mekanizma për mbrojtjen e pakicës politike, por nuk japin asnjë mekanizëm që pakica të pengojë vullnetin legjitim dhe kushtetues të shumicës për të qeverisur!
Sot Demokracia në Kosovë po sfidohet nga partitë pakicë të Oligarkisë!
Rruga Press

