Lajme

Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për çështjen e presidentit

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca jashtëzakonshme plenare për zgjedhjen e presidentit do të mbahet sot në orën 17:00.

“Rendi i ditës: 1.  Diskutim lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Seancën e paralajmëroi më herët edhe kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu.

Nesër përfundon afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërkohë që partitë politike nuk kanë gjetur konsensus rreth një emri që do të siguronte pjesëmarrjen e së paku 80 deputetëve në procesin e votimit për president.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) u ka bërë ofertë dy subjekteve kryesore në opozitë, Partisë Demokratike (PDK) dhe Lidhjes Demokratike (LDK) që t’i ofrojnë tri propozime për president dhe ka dhënë zotimin për t’i ofruar nënshkrimet për t’i formalizuar kandidaturat e edhe për të votuar njërin nga kandidatët. Ofertën e ka publikuar të shtunën, tri ditë përpara se të skadojë afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Lexo më shumë  Bujqësia në Shqipëri “koma”, importet e ushqimeve rriten me 19% në 3-mujorin e parë

Rruga Press

YouTube player