Argument

Rama i jep mend BE-së, se ajo duhet të mbajë raporte me Rusinë e Putinit

Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angazhuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për POLITICO.

“Europa ka bërë një gabim të madh strategjik duke ndërprerë çdo kanal me Rusinë,” tha ai në një intervistë në Forumi Ekonomik i Delfit në Greqi. “Europa duhet të jetë gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë në komunikim me të gjithë.”

Këto deklarata bien ndesh me qasjen e zyrtarëve të lartë të BE-së si presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, të cilat kanë shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me udhëheqësit rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, duke argumentuar se bisedimet janë të pakuptimta nëse Moska vazhdon luftën.

Sipas Ramës, Shqipëria — që synon anëtarësimin në BE në vitet e ardhshme — rrezikon që Europa të mbetet në periferi të çdo marrëveshjeje të ardhshme paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë nëse nuk angazhohet drejtpërdrejt me Moskën. “Sa më shumë ta shtyjmë këtë [dialogun me Rusinë], aq më pak do të kemi ndikim në fund, sepse Rusia — sido që të përfundojë kjo luftë — nuk do të zhduket,” tha ai, duke shtuar se Shqipëria nuk ka asnjë varësi nga Rusia.

Lexo më shumë  Çështja Balluku po fundos rrugën e integrimit - Kryediplomati gjerman dhe Marta Kos nuk e përmendin fare Shqipërinë: Mali i Zi, Moldavia e Ukraina po përparojnë drejt BE

Në të njëjtën kohë, Rama theksoi marrëdhëniet e ngushta me Shtetet e Bashkuara dhe presidentin Donald Trump, duke mbështetur përpjekjet për dobësimin e regjimit në Iran dhe duke deklaruar se Shqipëria do të lejonte operacione ushtarake amerikane nga territori i saj, me kusht që të sigurohej mbrojtje ajrore.

Një tjetër çështje e diskutuar është investimi i mundshëm në ishullin e Sazanit nga Jared Kushner, përmes kompanisë Affinity Partners. Projekti parashikon transformimin e ishullit në një resort luksoz ekologjik, por ka hasur kundërshtime nga organizatat mjedisore, të cilat e shohin si në kundërshtim me detyrimet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Lexo më shumë  Takimi mes Edi Rama dhe Mitsotakis po shitet si “sukses historik”, ndërkohë që Greqia mban ende ligjin e luftës

Rama mohoi se ishulli është shitur, duke theksuar se negociatat janë ende në zhvillim: “Nuk kemi bërë një marrëveshje me Jared Kushner. Po negociojmë një marrëveshje.”

Ai shtoi se një investim i tillë nuk do të pengonte aspiratën e Shqipërisë për anëtarësim në BE, por përkundrazi do të ishte një kontribut pozitiv për zhvillimin dhe imazhin e vendit në Europë.

Në fund, Rama theksoi se Shqipëria synon të përfundojë negociatat për anëtarësim deri në vitin 2027 dhe të bëhet anëtare e plotë e BE-së deri në vitin 2030, duke e parë zgjerimin si një “bashkim” të Europës, më shumë sesa thjesht një zgjerim burokratik.

Rruga Press

YouTube player