Fico i Sllovakisë vazhdon t’i shërbejë Putinit, me padi ndaj BE-së për ndalimin e gazit rus
Sllovakia do të ngrejë një padi në ditët në vijim duke sfiduar vendimin e Bashkimit Evropian për të ndaluar importet e gazit rus, të miratuar me shumicë të kualifikuar, dhe do të kërkojë një urdhër paraprak gjyqësor, tha kryeministri Robert Fico.
Padia do të ngrihet në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së, tha Fico, duke kritikuar mënyrën se si u miratua rregullorja.
Ndalimi i importeve të gazit rus, që do të zbatohet deri në fund të vitit 2027, u miratua nga një shumicë e përforcuar vendesh, duke i lejuar BE-së të kapërcejë kundërshtimin nga Sllovakia dhe Hungaria kur miratoi masën në fillim të këtij viti.
“Sipas qeverisë sllovake, kjo është një shkelje e qartë e të gjitha parimeve mbi të cilat bazohen traktatet e BE-së”, tha Fico, duke shtuar se vendimet për sanksionet dhe çështjet e politikës së jashtme duhet të merren unanimisht.
Fico tha se qeveria do ta paraqiste padinë e saj brenda afatit të 27 prillit.
Sllovakia ka vazhduar furnizimet me gaz rus pavarësisht përpjekjeve të BE-së për t’i dhënë fund varësisë së bllokut nga energjia ruse dhe për të shkurtuar fondet për luftën e Moskës me Ukrainën.
Rruga Press

