Opozita e Kosovës sulmon demokracinë: e çoroditur nga etja për pushtet pa votë, po përpiqet të çorodisë një dynja!
Nga Hysamedin Feraj
Opozita e Kosovës sulmon demokracinë:
– në demokraci pushteti merret përmes zgjedhjeve, jo përmes negociatave të krerëve në tavolinë, siç po kërkon opozita.
– parimi i demokracisë është shumica e votave, jo pakica e tyre, siç po kërkon opozita.
– parimi i demokracisë nuk ndalon “kapjen” e të gjitha pushteteve nga një subjekt ose koalicion subjektesh përmes zgjedhjeve demokratike.
– parimi demokratik ndalon kapjen e pushtetit, e të gjithë pushteteve ose të njerit prej tyre jo me votim por me dhunë, me luftë, me revoulcion apo me shantazh bazuar në korrupsion, siç po kërkon opozita.
– në demokraci pushtetet ndahen sipas funksioneve, jo sipas partive, siç po kërkon opozita.
– në demokraci ndahen dhe kontrollojnë njëri-tjetrin tre pushtete: ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor. Në demokracitë parlamentare presidenca nuk është një prej tre pushteteve të ndarë as për t’u ndarë.
– LVV i ofroi LDK-së kryesimin e një prej tre pushteteve: pushtetin legjilsativ (sigurisht gjyqësori nuk mund t’i ofrohet askujt).
– opozita nuk do njërin prej pushteteve, por një vend të rehatshëm për bossin e partisë.
Shkurt, opozita e Kosovës po iu vë shkelmin të gjithë parimeve të demokracisë shekullore dhe po sillet në mënyrën më antidemokratike të mundshme, përveç revolucionit të hapur e të dhunshëm antidemokratik.
Pra, opozitë që, e çoroditur në mendimin e vet nga etja për pushtet pa votë, po përpiqet të çorodisë një dynja!
Po përpiqet të shpërfytyrojë demokracinë dhe mendimin demokratik.
Rruga Press

