Amerika i dhuron FSK-së 55 automjete ushtarake të blinduara
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka pranuar sot 55 automjete ushtarake të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto pajisje ushtarake, sipas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të ndihmojnë FSK-në që të ngrehë kapacitetet e saj për ruajtjen e garantimin e paqes.
Osmani tha se ndihma e SHBA-së në transformimin e FSK-së është e një rëndësie të veçantë.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se donacioni amerikan prej 55 automjetesh do t’i shërbejë FSK-së që të jetë garantuese e paqes dhe stabilitetit dhe rajon dhe më gjerë.
Automjetet që Qeveria amerikane i ka dhuruar FSK-së janë të tipit ASV (Armored Security Vehicle).
Prodhimi i këtyre automjeteve ushtarake ka filluar në vitet e 90-ta dhe ato përdoren gjerësisht në ushtrinë amerikane.
Kohë më parë, Kosova kishte blerë 51 automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja. Së fundmi, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për blerjen e katër dronëve për nevoja të FSK-së në vlerë rreth 11 milionë euro.
Rruga Press