KryesoreLajme

Konjufca takon homologun malazez, flasin për rritje të bashkëpunimit

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca ka zhvilluar takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Mali të Zi, Ervin Ibrahimoviq.

Në këtë takim siç ka njoftuar Ministria e Jashtme e Malit të Zi, është diskutuar për forcim të bashkëpunimit si dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë, si dhe në stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ibrahimoviq theksoi rëndësinë e iniciativave rajonale për avancimin e stabilitetit, bashkëpunimit dhe lidhshmërisë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Qeveria Rama mashtron sërish për 4 miliardë eurot e Zvërnecit

Takimi u zhvillua në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antalia.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Mijëra njerëz sot në ditën e 20 të protestës në shesh në orën 19:00