KryesoreLajme

Kurti nga Barcelona: Koha për unitet të së Majtës përballë sfidave globale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare Global Progressive Mobilisation 2026 që po mbahet në Barcelona, së bashku me përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai është i shoqëruar nga nënkryetarja e subjektit, Mrika Limani Myrtaj, dhe zyrtarja për marrëdhënie ndërkombëtare, Anila Vrajolli.

Gjatë qëndrimit të tij, Kurti mori pjesë edhe në mbledhjen e kryesisë së Party of European Socialists (PES), ku iu drejtua të pranishmëve me një fjalim, duke vlerësuar organizimin e këtij samiti si një arritje të rëndësishme për të majtën evropiane dhe globale.

Lexo më shumë  Kurti falënderon BE-në: U dërguan 61.8 milionë euro për Kosovën, 29 milionë kredi drejtpërdrejt në buxhet

Ai theksoi se për herë të parë organizata si Progressive Alliance, Socialist International dhe PES janë bashkuar në kuadër të kësaj platforme, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt bashkimit të forcave progresiste.

Kurti u shpreh se, përkundër historisë së përçarjeve brenda së majtës, koha aktuale kërkon bashkëpunim dhe koordinim përballë sfidave globale si prapakthimi demokratik, konfliktet dhe rreziqet ekzistenciale si kriza ekologjike dhe kërcënimi nga lufta bërthamore.

Lexo më shumë  Irani vendos tarifa dhe bllokon qarkullimin në Hormuz - Londra dhe Parisi planifikojnë patrullim mbrojtës

Ai theksoi se është detyrë morale e së majtës që të gjejë mënyra për veprim të përbashkët përtej kufijve kombëtarë, në mënyrë që të përballen sfidat e përbashkëta globale.

YouTube player