Lajme

Konjufca homologut belg: Kosova pret marrjen e pyetësorit për anëtarësim në BE

Kosova pret marrjen e pyetësorit nga Bashkimi Evropian për anëtarësim, ka thënë Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, në një konferencë për media pas takimit me homologun belg, Maxime Prevot.

Konjufca ka falënderuar Belgjikën për mbështetjen teksa marrëdhëniet ndërshtetërore i ka cilësuar si të shkëlqyeshme.

“Jemi mirënjohës për rolin që vendi juaj ka ruajtur për ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve tona. Gjatë takimit produktiv që e patëm diskutuam për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, por do ta theksoja sidomos politikën e jashtme, fushën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes. I shpreha mirënjohjen për mbështetjen për heqjen e masave ndaj Kosovës. Theksova pritjet e Kosovës sa i përket proceseve integruese. E në radhë të parë marrjen e pyetësorit nga ana e BE-së meqë po bëhen më shumë se tri vite që kjo çështje nuk po trajtohet nga ana e Brukselit”, ka thënë Konjufca.

Lexo më shumë  Kurti takim me deputetin shqiptar në Zvicër, Arbër Bullakaj

E për takimin mes Kurtit dhe Prevotit ka njoftuar Zyra e Kryeministrit. 

“Duke përmendur marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë, e nënshkruar së fundmi në margjinat e Takimeve Pranverore në Washington DC, kryeministri Kurti shprehu vullnetin edhe për marrëveshje të reja me Belgjikën, në sektorë të ndryshëm. Kryeministri Kurti tha se Brukseli, si kryeqytet i trefishtë, është qendër tejet e rëndësishme për Republikën e Kosovës. Ai theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet yni strategjik dhe avancimi i aplikimit, nëpërmjet dhënies së statusit të shtetit kandidat, duhet të jetë hapi i radhës në këtë drejtim. Krahas kësaj, ai tha se Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë, e angazhuar dhe e përkushtuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO”, ka njoftuar Kryeministria. 

Lexo më shumë  BE nis pagesën e parë prej 61.8 milionë euro për Kosovën në kuadër të Planit për Rritje Ekonomike

Rruga Press

YouTube player