Bota

Magyar do të pezullojë transmetimin e lajmeve në mediat shtetërore: Përhapën lajme të rreme

Kryeministri i sapozgjedhur i Hungarisë, Peter Magyar ka deklaruar këtë të mërkurë se do të pezullojë transmetimet e lajmeve të transmetuesit shtetëror.

Kjo deklaratë e tij vjen pas një përplasjeje të ashpër gjatë një interviste televizive ku hodhi akuza për përhapje të propagandës dhe lajmeve të rreme gjatë fushatës zgjedhore.

Magyar tha se mediat publike aktuale duhet të reformohen dhe të rikthehen në një shërbim të pavarur dhe objektive. Sipas tij mediat shtetëore vepruan si makineri e gënjeshtrave dhe kanë shpërndarë informacione të pavërteta për të dhe familjen e tij.

Lexo më shumë  SHBA rikthen sanksionet ndaj naftës ruse, paralajmëron masa të reja edhe kundër Iranit

Ai e krahasoi transmetuesin shtetëror me propagandën e Koresë së Veriut, duke shtuar se aty nuk është thënë asnjë fjalë e vërtetë që nga viti 2010. Zyrtarët e transmetuesit i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Në një paraqitje në radion shtetërore Kossuth, Magyar tha se pas ardhjes së tij në pushtet do të ndërmerren hapa për të rikthyer lirinë e mediave dhe për të reformuar sistemin e transmetuesit publik.

“Çdo hungarez meriton një media publike që transmeton të vërtetën”, tha ai.

Lexo më shumë  Starmer: Nuk do të tërhiqem nga qëndrimi im ndaj luftës me Iranin, pavarësisht komenteve të Trumpit

Magyar shtoi se do të nevojitet kohë për të miratuar një ligj të ri për median dhe për të krijuar një autoritet të ri rregullator. Ai tha se pas formimit të qeverisë së Tisza-s, shërbimet e lajmeve të mediave publike do të pezullohen përkohësisht derisa ato të rikthejnë karakterin e tyre publik.

Rruga Press

YouTube player