BotaKryesore

Delegacioni i BE-së në Tiranë reagon për ligjin për portet turistike: Shqipëria duhet të shmangë çdo hap që mund të jetë në kundërshtim me angazhimet për mbylljen e Kapitullit 27 me BE-në

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar lidhur me ndryshimet e fundit të miratuara nga Parlamenti në Ligjin “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”, në një përgjigje për gazetaren, Eksiola Shehu.

Në deklaratën zyrtare, Delegacioni i BE-së bën me dije se është në dijeni të zhvillimeve dhe se ndryshimet do t’i nënshtrohen një vlerësimi të detajuar nga shërbimet përkatëse të Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  Vetëvendosje kërkon hetime për legalizimet në Prishtinë

Sipas reagimit, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet fushës së prokurimit publik dhe përputhshmërisë së këtyre ndryshimeve me legjislacionin e BE-së, i cili kërkon procedura transparente dhe konkurruese për dhënien e koncesioneve, përfshirë edhe në sektorin e porteve.

Delegacioni thekson gjithashtu se teksti i ri duket se përfshin disa dispozita të lidhura me Ligjin për Investitorët Strategjikë. Ky i fundit është një ligj që Shqipëria pritet ta shfuqizojë, në kuadër të angazhimeve të saj në Agjendën e Reformave dhe si pjesë e kushteve për mbylljen e Kapitullit 27 në procesin e integrimit evropian.

Lexo më shumë  Në këtë klimë mosbesimi që ka kultivu spektri politik, është problem me i besu edhe LDK-së

Në përfundim, Delegacioni i BE-së nënvizon se Shqipëria duhet të shmangë çdo hap që mund të jetë në kundërshtim me këto angazhime.

YouTube player