KryesoreLajme

Kurti: Ekonomia digjitale në Kosovë arrin 2 miliardë euro, operojnë mbi 11 mijë biznese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Kosova ka zgjedhur të punojë, të mësojë dhe të jetë e hapur ndaj botës. Gjatë tryezës “Kosova: Nga një destinacion pranë bregut në një kufi inovacioni”, të organizuar nga ABSL Kosovo, ai theksoi se sektorët e shërbimeve BPO dhe TIK janë ndër më të shpejtët në rritje në ekonomi, duke punësuar drejtpërdrejt mbi 47 mijë persona.

Lexo më shumë  Trumpi e nominon ushtarakun Wendt për ambasador në Shqipëri

Kurti bëri me dije se aktualisht janë aktive 11 mijë e 410 biznese në sektorin e ekonomisë digjitale dhe shërbimeve profesionale e mbështetëse.

Sipas tij, ky sektor ka arritur një qarkullim prej 2 miliardë euro në vitin 2025, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 16 për qind. Ai shtoi se 78 për qind e të ardhurave vijnë nga tregjet ndërkombëtare, kryesisht nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, duke dëshmuar se Kosova, përtej produkteve, po eksporton aftësi dhe njohuri.

“Jemi populli më i ri në Evropë, me më shumë se gjysmën e popullsisë nën moshën 35-vjeçare. Të rinjtë tanë flasin disa gjuhë, janë të talentuar dhe optimistë, si dhe kanë arsimimin e nevojshëm për të zhvilluar më tej potencialin e tyre”, shtoi ai.

YouTube player