Aeroportet evropiane ngrenë alarmin: Vera në rrezik, kemi karburant rezervë edhe tre javë
Aeroportet evropiane kanë dhënë alarmin: rezervat e karburantit të aviacionit po pakësohen, me perspektivën e ndërprerjeve serioze për festat e ardhshme. ACI Europe, shoqata tregtare e aeroporteve evropiane, ka informuar BE-në se pret që rezervat e vajgurit të mbarojnë brenda tre javësh, përveç nëse furnizimet nga Lindja e Mesme, të cilat janë ndërprerë pas luftës dhe mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, rriten.
Në një letër drejtuar komisionerit evropian të transportit, Aci Europe paralajmëroi: Nëse kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit nuk rifillon në një mënyrë kuptimplote dhe të qëndrueshme brenda tre javëve të ardhshme, mungesat sistemike të karburantit të aviacionit do të bëhen realitet (…) duke ndikuar rëndë në operacionet e aeroportit dhe lidhjen ajrore.
Evropa importon rreth 43% të nevojës vjetore për karburant avionësh nga Gjiri Persik. Ndërprerja e këtij furnizimi ka shkaktuar rënie të menjëhershme të volumit të disponueshëm, pikërisht në prag të sezonit me kërkesën më të lartë për udhëtime ajrore.
Dokumente të brendshme të siguruara nga Corriere della Sera tregojnë se në disa aeroporte janë vendosur kufizime, si sasi maksimale furnizimi prej 5 mijë kilogramësh për avion, apo ndalim i furnizimit për avionët privatë për t’i dhënë përparësi fluturimeve komerciale.
Ndërsa Azia tashmë po e ndjen ndikimin e një rritjeje të tillë çmimesh me disa fluturime të anuluara për shkak të varësisë së saj të madhe nga importet e Lindjes së Mesme Evropa mund të jetë e radhës.
Rruga Press

