KryesoreLajme

Miratohet në parim projektigji për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për çmimet tavan.

Kuvendi e miratoi Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, me 63 vota për.

Deputetët e opozitës nuk e mbështetën.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se fokusi është për mbrojtjen e qytetarëve dhe se ky ligj do të shërbejë si instrument i jashtëzakonshëm në situatë të jashtëzakonshme.

Lexo më shumë  Tentuan ta shpalosnin flamurin e Serbisë, arrestohen gjashtë serbë afër Manastirit në Prizren

“Ky ligj nuk është kundër biznesit dhe tregut të lirë”, ka thënë ai. Sipas tij, ligji është vetëm kundër abuzimit me çmimet.

Rruga Press

YouTube player