Lajme

Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, pritet të përfundojë brenda 30 muajve

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar kontraten për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, e cila pritet të përfundojë brenda 30 muajve.

Vitia ka thënë se me këtë  tashmë është hapur rruga për ndërtimin e kësaj qendre dhe se pas shumë sfidave, ministrisë i është dhënë drita e gjelbër për vazhdimin e punimeve.

Lexo më shumë  ​Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

“Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK.  Pas shumë sfidave, i është dhënë dritë e gjelbër ministrisë për vazhdimin e punimeve. Sot kam nënshkruar kontratën, sipas së cilës Qendra Emergjente pritet të përfundojë brenda 30 muajsh”, ka thënë Vitia.

Rruga Press

YouTube player