Lajme

Fondet për bujqësinë në Shqipëri janë thjesht një lëmoshë, Sharka zbulon arsyet e krizës në sektor

Skema kombëtare e bujqësisë, e miratuar nga Këshilli i Ministrave, nuk arrin të mbështesë realisht sektorin për shkak të fondeve të pamjaftueshme, të cilat konsiderohen më shumë si një lëmoshë sesa një investim strategjik për zhvillim të qëndrueshëm.

Për të folur më tepër për këtë temë, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, ishte përfaqësuesi i Shoqatës së Fermerëve, Eduard Sharka.

“Fillimisht ia vlen të flejmë, të flasim për për mjaftueshmërinë e fondit.

Është në vazhdën e viteve të qeverisjes, të kësaj qeverie, por edhe më përpara ka qenë fond i vogël, por kemi qenë në të tjera kontekste të zhvillimit të sektorit. 

Ka pasur nevojë për investime në infrastrukturën rurale dhe ky është dhe justifikimi i qeverive të para kësaj qeverie që kanë investuar në infrastrukturë rurale, pra mbështetja e drejtpërdrejtë ka qenë e vogël.

Mirëpo, konteksti ka ndryshuar, mbas krijimit të kësaj infrastrukture rurale, e nevojshme ishte mbështetja e sektorit të bujqësisë me pagesa direkte për fermerët, që është një politikë e konsoliduar në sektor, që ndiqet nga vendet e rajonit edhe nga politika e përbashkët e përbashkët agrare e Bashkimit Europian.

Fondet që i janë akorduar bujqësisë vitet e fundit janë të pakonsiderueshme, mendoj unë, nuk ka ndihmuar në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë.

Këtë nuk e them unë, po e tregojnë recensioni sipas INSTAT-it i sektorit dy vitet e fundit dhe për pesë vite para ka qenë në stanjacion.

Pra, fondet, skema kombëtare veçanërisht, ka qenë, për mënyrën se si jepet, për skemat që përdoren dhe për për madhësinë e fondit, për mua ka shërbyer thjesht si lëmoshë”, u shpreh Sharka.

Lexo më shumë  Zulfaj tregon prioritetet e Qeverisë së Kosovës për rrugën drejt BE-së

Rruga Press

YouTube player