“Është nxjerrë jashtë kontekstit” – Pas deklaratave të J.D. Vance, Shtëpia e Bardhë ‘hedh poshtë’ komentet për a*më bërthamore
Pas deklaratave të bëra nga J. D. Vance gjatë një vizite në Hungari, disa media hamendësuan se ai mund të ketë lënë të kuptohet një mundësi përdorimi të armëve bërthamore ndaj Iranit.
Sipas Vance, ShBA pret një përgjigje nga Teherani për një ultimatum dhe vendi ka ende mjete të tjera që mund të përdoren nëse Irani nuk ndryshon qëndrim.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë mohoi menjëherë çdo lidhje të komentit me armët bërthamore, duke thënë se ishte një keqinterpretim dhe se deklaratat nuk duhej nxjerrë jashtë kontekstit.
Administrata shtoi se ShBA ka shumë opsione të tjera që nuk përfshijnë armët bërthamore.
Rruga Press

